INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meditimi e mbron zemrën dhe trurin

Meditimi e mbron zemrën dhe trurin

Publikuar më: 14:35 13-03-2018

Shumë kërkime janë bërë nga shkencëtarët sa i përket meditimit, por hulumtimi i fundit është deri më tani më i rëndësishmi dhe më i kompletuari.

Të gjithë e dimë se meditimi ka përfitime të mahnitshme për shëndetin emocional dhe psikologjik.

Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën American Heart Association, zbuluan se meditimi i përditshëm dy herë në ditë e ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru menjëherë me 48%.

Ndërkohë që sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, rezultatet e këtij studimi janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato e ofrojnë një pasqyrë më të mirë se si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës dhe sistemit vaskular.

Meditimi transcedental është një lloj i meditimit gjatë të cilit trupi i përdor burimet e veta të komponimeve shëruese për t’u shëruar. Meditimi transcedental mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kur shkencëtarët e studiuan tek pjesëmarrësit ndikimin e meditimit në shëndetin kardiovaskular, ata konstatuan se niveli i tensionit të gjakut filloi të bjerë shpejt pas fillimit të meditimit, ndërsa duhanpirësit kishin nevojë të zvogëluar për cigare.

Shkencëtarët konstatuan se mjafton të meditoni dy herë në ditë nga 20 minuta që ta reduktoni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes së papritur, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376