INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediu dhe Duka thërrasin partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës, ja kush e ka konfirmuar pjesëmarrjen [FOTO]

Mediu dhe Duka thërrasin partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës, ja kush e ka konfirmuar pjesëmarrjen [FOTO]

Publikuar më: 16:57 17-05-2017

Dy partitë aleate të Partisë Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve. Duka dhe Mediu u janë drejtuar me një ftesë partive parlamentare për një takim në orën 20:00 të mbrëmjes tek Kryesia e Kuvendit.

“Ftojmë krerët e partive parlamentare në orën 20:00 tek Kryesia. SHBA ka ofruar propozimet dhe mbështetjen e saj për zgjidhjen e krizës. Ju ftojmë të arrijmë një marrëveshje për një proces zgjedhor të lire”.

Deri tani mësohet se është kreu i PD-së, Lulzin Basha, kreu i LIBRA Ben Blushi, kreu u LSI Petrit Vasili, dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë.

Me poshtë edhe ftesa e plotë e cila tashmë duket se u ka shkuar edhe partive përkatëse, dhe pritet përgjigja e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816