Edhe pse jo pak herë është akuzuar për ndërhyrje estetike tek buzët, aktorja e njohur Meg Ryan vazhdon t'í qëndrojë besnike asaj çka ka thënë në fillim.
Meg këmbëngul se i pëlqen proçesi i plakjes duke i hedhur poshtë të gjitha zërat që flasin për ndërhyrje. Madje ajo është mërzitur nga çfarë është folur dhe tani e tutje ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj thashethemeve. “Unë e dua moshën time. E dua jetën time, dua personin që jam. Unë mendoj se çdo gjë vjen me moshë”, ka thënë aktorja dhe fiksojeni mirë sepse ky mund të jetë sqarimi i fundit i saj përsa iu përket ndërhyejeve.