INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mega operacion, goditen 7 grupe kriminale klandestinësh

Mega operacion, goditen 7 grupe kriminale klandestinësh

Publikuar më: 17:13 29-09-2018

7 grupe kriminale që dërgonin apo falsifikonin dokumenta të shqiptarëve me qëllim largimin e tyre për në Angli, SHBA dhe Kanada janë zbuluar dhe arrestuar pas disa muaj hetimesh. Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur Mega – Operacionit të koduar “One If By Land”. Ata kanë trafikuar afro 300 shqiptarë.
Hetimi u zhvillua me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka zgjatur disa muaj e fillimish u arrestuan 39 persona. Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme duke ju falsifikuar dokumentat e udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Pas hetimeve të fundit u urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe i 12 shtetasve shqiptarë dhe të huaj e u arrestuan dhe 2 punonjës policie të Rinasit.
Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policisë :
1. Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543