INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megan Fox dhe Brian Austin Green po i japin dashurisë një tjetër shans

Megan Fox dhe Brian Austin Green po i japin dashurisë një tjetër shans

Publikuar më: 09:03 19-04-2016

Ata kanë vendosur të na surprizojnë.

Pikërisht atëherë kur pritej që t’I jepnin fund lidhjes pas lajmërimit për divorc, Megan Fox dhe Brian Austin Green duket se janë rikthyer bashkë. “Ata  nuk do të divorcohen tani shpejt” ka thënë një burim. Megan,  që është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë dhe Brian, kanë marrë kohë që nga lajmërimi për ndarjen vitin e kaluar për të përmirësuar marëdhënien.

 "Brian dhe Megan kanë punuar me veten si individë dhe gjërat kanë ndryshuar për mirë mes tyre si çift” vijon burimi. “Ata janë marrë vesh mirë me njëri-tjetrin. Janë mjaft shokë dhe  e njohin mirë njëri-tjetrin” . Duke shtuar më tej, burimi thotë se mes tyre ka patur një tërheqje të madhe fizike që nuk është larguar asnjëherë.  Mesa duket çifti po jeton bashkë dhe mezi po pret ardhjen në jetë të fëmijës së tretë! Si mund të shkonte më mirë se kaq?

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0021882057189941