INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megan Fox: Divorci vazhdon, babai i fëmijës sim është  Brian Austin Green

Megan Fox: Divorci vazhdon, babai i fëmijës sim është Brian Austin Green

Publikuar më: 12:25 14-04-2016

Megan Fox është shtatzënë dhe babai i fëmijës është ish bashkëshorti i saj Brian Austin Green.

Por, pavarësisht kësaj bukuroshja   nuk e ka shtyrë e aq më pak anulluar divorcin. Burime të afërta me çiftin bëjnë të ditur se shtatzënia ishte thjesht diçka që ndodhi  sepse nuk ishte planifikuar. Siç edhe është vënë re, Megan dhe Brian janë parë të afërt, në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pasi  Megan paraqiti dokumentat ligjore për divorcin, gushtin e kaluar.

Tërheqja nga divorci do të kishte pasoja. Megan është ajo që siguron të ardhurat në shtëpi, kështu që gjithë sa ajo ka fituar pas ndarjes mbeten të saj, përfshi pagesën për shfaqjen e fundit në “Ninja Turtles”. Të tërhiqej nga divorci do ta ndryshonte të gjithë këtë. Megjithatë, ka gjithashtu pasoja edhe duke mos u tërhequr nga divorci. Ka gjasa që Brian-it t’i jepet e drejta e mbështetjes më të madhe për dy fëmijët e tyre, dhe të tretin që pritet ende të vijë në jetë.

Article Logic
Execution time: 0.002418041229248