Kjo është prova që Megan Fox dhe Brian Austin Green po i japin një tjetër mundësi martesës së tyre.
Në këtë foto ata duken shumë të afërt ndërsa shijojnë një arrartisje në Hawai, përpara ardhjes së fëmijës së tretë.
6 vjet nga martesa e tyre dhe vetëm pak muaj nga lajmi për divorc, çifti na surprizon edhe njëherë duke i kapur duart njëri-tjetrit, në një shëtitje romantike. Gjatë një momenti, Brian dukej më se i lumtur me dorën mbi barkun e Megan ndërsa ishin të dy duke ecur.
Dyshja thuhet se po jetojnë bashkë në një shtëpi të me qera në Bel-Air. Sipas një burimi, hera e fundit që avokati i Megan firmosi dokumentat për divorc ishte më 29 Janar por ata nuk kanë planifikuar ndonjë seancë dëgjimi. Divorci është një çështje ende e mbetur pezull, por kjo është gjëja e fundit që të shkon ndërmend, pasi kemi parë këto foto.