IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Megan Fox zbulon gjininë e fëmijës

Megan Fox zbulon gjininë e fëmijës

Publikuar më: 10:08 27-05-2016

Gjithmonë e më shumë shtatzënë, aktorja Megan Fox konfirmon zërat se është pajtuar përfundimisht me bashkëshortin e saj Brian Austin Green.

Ajo fillimisht kishte bërë kërkesë për divorc, por më pas i mahniti të gjithë me lajmin se kishte ngelur shtatzënë. Kjo e vuri ndarjen në pritje ndërsa ajo dhe Brian u nisën për në Hawaii, vend ku ishin martuar në vitin 2010. Në një intervistë për Entertainment Tonight Fox deklaron se ishte pikërisht ky muaj i dytë mjalti që e ndihmoi çiftin të zgjidhte problemet. Një vend i paqtë për të rikthyer kujtime romantike që duket se ka funksionuar. Bukuroshja 30 vjeçare bëri me dije se ajo dhe Green e dinë gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë shumë shpejt, por nuk ka dashur ta tregojë atë. Megjithatë Megan la të kuptohej se dy djemtë e saj, 3 vjeçari Noah dhe 2 vjeçari Bodhi shumë shpejt mund të bëhen me një motër të vogël. Dhe Megan që tha se nuk donte ta tregonte...

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.004004955291748