Në Itali është kryer një megaoperacion antidrogë i koduar "Indor". Në pranga kanë rënë 18 persona shqiptarë dhe italianë. Mediat italiane thonë se operacioni u zhvillua në orën 5:30 të mëngjesit dhe morën pjesë rreth 250 efektivë.
Grupi përbëhet nga shqiptarë dhe italianë dhe operacionet janë kryer në qytete si Verona, Pavia, Milano si dhe në Trentino.
Të arrestuarit akuzohen për krijimin e organizatave kriminale që synojnë shitjen e heroinës dhe kokainës në Val di Fassa, Cembra dhe Fiemme.