INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan dhe Harry marrin vendimin: A do të shkojnë në dasmën e princeshës?

Meghan dhe Harry marrin vendimin: A do të shkojnë në dasmën e princeshës?

Publikuar më: 18:29 26-02-2020

Princesha Beatrice e cila e shtyu dy herë ceremoninë e dasmës së saj, më në fund do të kurorëzohet me martesë në muajin maj të këtij viti.

Ceremonia do të mbahet në datën 29 në Buckingham Palace dhe thuhet se do të jetë një festë private.

Në dasmën e saj, princesha Beatrice ka ftuar edhe çiftin jo më mbretëror, Harry dhe Meghan.

Megjithëse janë larguar nga pallati mbretëror dhe kanë hequr dorë nga titujt e tyre, dyshja ka vendosur të marrë pjesë në dasmë.

Harry dhe Meghan do të udhëtojnë nga Kanadaja në Londër për të marrë pjesë në ditën speciale të princeshës.

Me siguri prania e tyre në dasmë do të zbusë tensionin mes çiftit dhe antarëve të tjerë të pallatit mbretëror.

Momentalisht, Meghan dhe Harry po shijojnë jetën e re në Kanada dhe dukesha është më e lumtur se kurrë për këtë ndryshim.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832