INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan Markle ‘bën ligjin’ në lidhjen me Princ Harryn! Dukesha e ka vënë tërësisht nën kontroll bashkëshortin

Meghan Markle ‘bën ligjin’ në lidhjen me Princ Harryn! Dukesha e ka vënë tërësisht nën kontroll bashkëshortin

Publikuar më: 17:54 23-06-2019

Ditën e djeshme, u lajmërua se Prince Harry e Meghan Markle do të ndaheshin nga bamirësitë që bënin së bashku me Prince Ëilliam dhe Kate Middleton. Dhe për këtë, përgjegjëse është Meghan Markle, sipas autorit biografik mbretëror, Tom Boëer.

I ftuar në Good Morning Britain, ai u shpreh se princi është një njeri i mirë, por është influencuar jashtë mase nga bashkëshortja e tij.

“Mendoj se ai ka gjetur një dashuri të mrekullueshme tek ajo, por në të njëjtën kohë është martuar me një grua që është shumë e vendosur, shumë ambicioze dhe ka pasur një karrierë të konsiderueshme në Hollyëood.

Tani në një farë mënyre ajo mendon se do ketë një karrierë të re në Londër. Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë e kufizuar nga kërkesat mbretërore apo nga mënyra mbretërore e të bërit të gjërave.

Kur Archie lindi, kur u planifikua martesa, mënyra sesi ata tani kanë një kontroll të jashtëzakonshëm për PR(marrëdhënie me publikun) e tyre dhe thashethemet që ata do shkojnë në Cape Toën në Afrikën e Jugut… këto janë të gjitha operacione të drejtuara individualisht nga Meghan.”- u shpreh ai.

Pra, shkurtimisht Meghan Markle do të marrë frenat e drejtimit kryesor kudo që shkon, tashmë dhe në familjen mbretëore. / burimi: Blitz.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385