Dasma mbretërore e cila ndodhi të shtunën e 19 majit, mori vëmendjen kryesore.
Aktorja e njohur amerikane u bë pjesë e familjes mbretërore duke marrë titullin ‘Duksesha e Suseksit’. Pamja e nuses Meghan ishte ndër më të përfolurat, jo vetëm për thjeshtësinë, por edhe vlerën monetare.
Sa ka kushtuar pamja e nuses mbretërore?
Përpos thjeshtësisë së theksuar në grim, në të vërtetë, në fytyrën e saj janë harxhuar me mijëra dollarë, përfshirë fustanin dhe elementet tjera të dasmës.
Markle, kishte harxhuar mbi 18 mijë dollarë vetëm në grimin dhe flokët, pavarësisht se dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi dhe më një fytyrë ‘ujë dhe sapun’.
Vogue zbulon se vetëm veshjet e shoqërueseve të nuses e dhëndrit kanë kushtuar afër 30 mijë dollarë, ndërsa muaji i mjaltit çiftit do t’i kushtojë 221,172 mijë dollarë.