Meghan Markle dallohet vërtet për një stil mjaft të veçantë në të veshur. Jo më kot shkëlqen në çdo dalje të sajën. Por duket se një nga veshjet e saj, e ka mbajtur veshur më parë dikush tjetër. Ajo është mamaja e Rita Orës e cila me anë të një fotoje të postuar ku shfaq veten dhe Dukeshën në foton tjetër, duket e veshur me një pardesy të njëjtë me atë te Markle.
Por Vera Ora e ka veshur atë një vit më parë. ‘Që vitin e kaluar i thashë Meghan-it ta vishte, por nuk më dëgjoi’, shkruan ajo me shaka duke treguar se është avangarde me modën. /intv.al/