Ajo është shpesh në udhëtime dhe si rrjedhojë ju kushton një rëndësi të veçantë edhe detajeve të udhëtimit.
Meghan Markle ka zbuluar në një artikull për revistën britanike Hello, se nuk udhëton dot pa pecetat e lagura apo locionin antibakterial.
Madje ajo ka vazhduar duke thënë se shumëkujt mund t'i duket i çuditshëm ky fakt, por për të nuk ka asnjë kompromis.
"Përpara se të ulem në sediljen e avionit, kujdesem që ta pastroj vendin me peceta antibakteriale, që të sigurohem që gjatë orëve të udhëtimit, nuk rrezikohem të marrë ndonjë mikrob, apo ca më keq të sëmurem", ka thënë bashkëshortja e ardhshme e Prince Harry.
Dhe këto produkte të pastërtisë, kushtojnë as më shumë e as më pak, por vetëm 1 paund!