Dukesha e Sussex-it Meghan Markle, është në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos pas martesës me Princ Harryn. Martesa për të rezultoi të shkakonte dhe shumë polemika, duke qenë se të parët që i dolën kundra ishin familjarët. Kujtojmë se edhe në ditët e sotme, Meghan nuk ka shumë marrëdhënie të mira me to, madje të atin e ka ndaluar të takojë nipin e tij, Archien. Njëherë që ai iu kërkoi një foto të djalit, ato nuk ia dërguan.
Përveç pjesës familjare, edhe zërat që vazhdojnë të permendin martesën e parë të dukeshës ndonëse tani ajo është përkrah princ Harryt, janë të shumtë.
E vendosur përballë këtyre problemeve të shfaqura, dukesha ka marrë një vendim interesant dhe tepër serioz. Ajo ka punësuar një kompani që merret me menaxhimin e krizave në Hollyëood dhe kompania në fjalë ka si detyrë të pastrojë emrin e Meghanit nga fjalët e ndryshme që thuhen lart e poshtë për të. Sipas mediave të huaja, dukesha ka hequr dorë nga këshilluesit e familjes mbretërore duke punësuar njerëz të tjerë për këtë punë. Kështu ajo ka thyer rregullat e mbretërisë, mirëpo as hera e parë nuk është.