INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan Trainor braktis djalin, i

Meghan Trainor braktis djalin, i "futet" femrave në klipin e ri

Publikuar më: 10:20 22-03-2016

Vetëm 3 javë pas publikimit të këngës së saj më të re, “No”, Meghan Trainor na servir edhe videoklipin kontroversial.

Videoja e “egër” muzikore është ndryshe nga çdo gjë që artistja 22 vjeçare ka bërë publike më parë. Në të Meghan shfaqet me flokët ngjyrë të kuqe të errët, duke vendosur kontakt seksi me kamerën dhe duke i treguar vendin atij, pasi është gjithmonë një “ai” që e bën situatën shpërthyese për një videoklip vajzash. Megjithëse djali i sulmuar nuk shfaqet në asnjë moment në videoklip, Meghan e bën të ndjehet prezencën e tij, duke i bërë kështu apel gjithë vajzave.

Interesant është fakti se në disa pjesë të tekstit ylli i hitit “All About That Bass” thotë se një mashkull nuk është prioriteti i saj, kur në çdo intervistë që ka dhënë është shprehur se i mungon një i dashur. “No” u publikua gjatë ditës së djeshme dhe është zyrtarisht kënga kryesore e albumit të ardhshëm të këngëtares amerikane, “Thank You”, i cili do të dalë në treg më 13 maj.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775