INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meghan Trainor zbulon arsyen pse fshiu klipin e ri nga YouTube

Meghan Trainor zbulon arsyen pse fshiu klipin e ri nga YouTube

Publikuar më: 10:46 10-05-2016

Shumë këngëtare të momentit nuk do ta kishin problem të shfaqnin tek publiku një imazh ndryshe nga ç'janë në të vërtetë, por jo Meghan Trainor.

Artistja e cila dje publikoi online klipin e saj të ri "Me Too", ka nxituar ta fshijë atë sa më parë nga qarkullimi, për shkak të përdorimit të tepërt të photoshop-it në video. Një fakt te tillë Meghan e ka bërë vetë publik nëpërmjet një video në Snapchat ku ka sqaruar se kurrësesi nuk mund të pranonte një video ku beli i saj ishte holluar në mënyrë drastike. "Së shpejti do të performoj në Time Square për fansat e mi, ndaj uroj ta rregullojnë videon sa më shpejt" ka thënë Trainor, e cila pavarësisht zemërimit me producentët e klipit që në mënyrë figurative i thyen brinjët, ka pranuar se "Me Too" është një ndër klipet më të dashur për të!

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881