Përballja e parë e grupit A për ditën e sotme, mes Zvicrës dhe Rumanisë, është mbyllur me shifra të barabarta dhe është rezultati më i mirë për Shqipërinë. Një lojë e bukur dhe me shumë ritëm nga të dyja ekipet, por që në fund nuk nxorri fitues. Rumania e penalltive shënoi e para në minutën e 18-të me anë të Stancu nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa për të barazuar ndeshjen mendoi Admir Mehmedi, pas një goditje të fortë brenda zonës. Kështu Rumania merr pikën e parë në këtë Europian, ndërsa Zvicra merr përkohësisht kryesimin e grupit me 4 pikë.