INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mehmeti dhe Xhaferri: “Përgjimi intim” montazh dhe shantazh për shqiptarët

Mehmeti dhe Xhaferri: “Përgjimi intim” montazh dhe shantazh për shqiptarët

Publikuar më: 13:48 01-04-2016

Dy protagonistët e materialit të përgjimit me tone “erotike” të publikuar një ditën më parë në Maqedoni, kanë reaguar ashpër duke e cilësuar atë si montazh. Musa Xhaferri dhe Ermira Mehmeti thonë se për muaj me radhë janë shantazhuar nga të njëjtat personat që kanë publikuar materialin një ditë më parë. Qëllimi është i qartë thonë ata, shantazh politik dhe financiar ndaj politikanëve shqiptarë.

Deputetja Ermira Mehmeti thotë:

“Unë them se ajo bisedë është montazh e përdorur për të më shantazhuar politikisht por dhe financiarisht. Që nga Janari i 2016, unë kam patur 3 deri në 4 oferta financiare që ky material mos të publikohej. Kjo me një qëllim të vetëm: Diskretitimin e figurës time si politikane e re shqiptare”.

Edhe Zv. Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka thënë se të gjitha janë spekulime mediatike dhe asgjë nuk është e vërtetë dhe se janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së.

Ndërkohë deputetët shqiptarë kanë dërguar çështjen në Prokurori, ku kërkojnë zbardhjen e plotë. 

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521