INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëkati i ëmbël/ Tre pasojat që sjell gjumi i tepërt

Mëkati i ëmbël/ Tre pasojat që sjell gjumi i tepërt

Publikuar më: 12:35 31-03-2019

Të flesh shumë bën që të shtosh peshë

Ashtu sië dihet, gjumi relakson muskujt e trupit. Gjithsesi nëse flemë shumë rrahjet e zemrës na ulen dhe kjo bën që metabolizmi të ngadalësohet. Duke përsëritur këtë rutinë trupi ngadalëson metabolizmin duke arritur kështu që të krijojë një shtim peshe konstant dhe të vazhdueshëm.

Dhimbje koke dhe depresion

Shumë orë gjumi çlirojnë në tru një element që ul nivelin e serotoninës që njihet ndryshe edhe si horomoni i lumturisë. Kjo sjell që personat të cilët flenë shumë gjumë të jenë më të predispozuar për të vuajtur nga depresioni në një pikë të jetës së tyre.

Rrezik më i madh vdekje

Gjumi i tepërt mund të provokojë edhe vdekjen e parakohshme. Thuhet se ka disa epidemiologë që lidhin gjumin me zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Kjo do të thotë që nësë fle më shumë se 8 orë, ke gati 34 përqind më shumë mundësi për të vdekur papritur nga ndonjë sëmundje zemre./CNA.al

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498