INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meksikanët kërcënohen sërish nga Tramp: Paguani për murin ose...

Meksikanët kërcënohen sërish nga Tramp: Paguani për murin ose...

Publikuar më: 09:33 06-04-2016

Kandidati republikan në garën për presidencën amerikane, Donald Tramp, është zotuar të bllokojë paratë e dërguara në atdhe nga meksikanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri sa vendi të paguajë për ndërtimin e një muri kufitar.

Sipas medieve ndërkombëtare, miliarderi pretendon në një memo të publikuar nga “Washtington Post”, se Meksika do të detyrohet të paguajë nga 5 deri në 10 miliardë dollarë, nëse nuk do që të humbasë një burim jetësor të ardhurash.

Plani gjeneroi reagime të ashpra, mes të tjerëve edhe nga Papa Françesku. Biznesmeni është zotuar gjithashtu të deportojë të 11 milionë emigrantët e paregjistruar dhe ka propozuar rritjen e pagesës për vizat dhe anulimin e tyre për meksikanët.

Ndërkohë, për Presidentin amerikan, Barak Obama, plani i Trampit është i pamenduar dhe jofunksional. Ai tha se kjo do të çonte drejt falimentimit ekonominë meksikane duke ndikuar edhe në rritjen e numrit të emigrantëve që do të vijnë për të kërkuar punë në Amerikë.

Sipas Bankës Qendrore meksikane paratë e dërguara nga përtej detit prekën vlerën e 24.8 miliardë dollarëve vitin e kaluar, duke tejkaluar të ardhurat nga nafta.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381