INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meksikë, ekzekutohet gjyqtari i rastit të El Chapos [VIDEO]

Publikuar më: 12:24 18-10-2016

Gjykatësi meksikan Vicente Antonio Bermudez Zacarias është ekzekutuar në mënyrë mafioze nga dy persona teksa kishte dalë për vrap afër banesës së tij. Mediat vendase kanë publikuar momentin e atentatit të tij, ku dy persona i afrohen, ndërsa njëri prej tyre e qëllon në kokë.

37-vjeçari që thuhet se kishte nën gjykim disa prej trafikantëve më të rrezikshëm të drogës në botë, mes tyre edhe çështjen e Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”.

Meksikani Joaquin Guzman njihet si kapoja i drogës në Çikago që bën edhe tregtinë e armëve, ndërsa është akuzuar për një numër të madh vrasjesh.Ai mban nofkën “El Chapo” që do të thotë shkurtabiq në zhargonin meksikanë, por kjo nuk e pengoi aspak të kthehej në kriminelin më të rrezikshëm në Çikago.

“El Chapo” drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin e Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”.

Sipas komisionit të departamentit të luftës ndaj krimit të organizuar në Çikago, që është krijuar në 1919-ën, Joaquim Guzman kalonte të paktën 1500 – 2000 kg heroinë në muaj nëpërmjet Çikagos dhe akuzohet se “merrte pjesë në rrjetin më të madh të trafikimit të drogës, së bashku me 35 të akuzuar të tjerë”.

Ishte po i njëjti komision i cili i kishte dhënë “titullin” Al Kapones, por që prej asaj kohe nuk ishte shfaqur ndonjë “figurë” i dimensioneve dhe përmasave të tilla që mund të meritonte këtë titull, madje komisioni pohon se Guzman është fajtor edhe për një sërë krimesh edhe më të rënda se ato të kryera nga Al Kapone.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504