INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meksikë, vritet kryebashkiakja një ditë pasi mori detyrën

Meksikë, vritet kryebashkiakja një ditë pasi mori detyrën

Publikuar më: 12:14 03-01-2016

33 vjeçarja Gisela Mota u vra vetëm 24 orë pasi mori detyrën e kryetares. Gisela Mota u emërua në krye të Bashkisë së Temixcos të premten që lamë pas, por ajo u vra të shtunën, bërë me dije përmes një postimi në Twitter Guvernatori shtetëror i Morelos, Graco Ramirez. Guvernatori i shtetit qendror, Morelos, Graco Ramirez, tha se personat e dyshuar tashmë janë arrestuar dhe drejtësia nuk do të ketë mëshirë ndaj tyre.Qyteti i Temixcos njihet si vend i krimit të organizuar dhe narkokarteleve, fenomeneve të cilave kryetarja Mota u kishte shpallur luftë dhe ishte zotuar t’i luftojë.Mota ishte anëtare e Kongresit dhe i përkiste krahut të qendrës së majtë në partinë e Revolucionit Demokratik.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441