Jo vetëm kaq, por gjithashtu la dadon shtatzënë, e detyroi Mel-in që të merrte pjesë në një treshe dhe e kërcënoi se do të nxirrte videot e seksit!
Me fjalë të tjera, një histori e denjë për filma dhe që vështirë se mund ta besosh nëse nuk e dëgjon nga vetë e zonja e situatës. Mel B siguroi një urdhër kufizimi ndaj ish bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, ndaj të cilit filloi praktikat e divorcit muajin e kaluar. Sipas këngëtares britanike, ai e rrihte, la dadon e tyre shtatzënë si dhe e detyroi Mel-in që të merrte pjesë në seks treshe gjatë 10 viteve të tyre të martesës. Bukuroshja 41 vjeçare i bëri këto deklarata shpërthyese dhe shqetësuese në gjykatë gjatë kërkesës së saj për urdhër kufizimi që të mbronte atë dhe 3 fëmijët. Katalogu i abuzimeve të listuara nga TMZ përfshin Belafonte që godet me grusht ish pjesëtaren e Spice Girls, e mbyt, i çan buzën si dhe e shtyn në tokë. Një histori e vërtetë horrori dhe vuajtjeje!