Planet për një tur të grupit Spice Girls me rastin e 20 vjetorit të tyre, janë hedhur poshtë.
Ka qenë Melanie C ajo që e ka prishur balancën për një ribashkim të vajzave. Këngëtarja nga Liverpool-i e cila është konsideruar edhe si vajza me vokalin më të fortë, është shprehur se ka zgjedhur të përqëndrohet në karrierën e saj solo dhe jo të performojë hitet e vjetra të ish grupit.
Duket se këngëtarja po ndjek drejtimin e Victoria Beckham e cila e përjashtoi veten nga çdo koncert i mundshëm dhe në këtë mënyrë mundi që t’í përkushtohej biznesit në fushën e modës. Geri Horner, Melanie B dhe Emma Bunton janë të vetmet që janë të vendosura për të vazhduar përpara me planet për turin i cili shënon edhe 20 vjetorin e grupit. Madje, Geri dhe Mel B, të cilat janë edhe dy nga personalitetet më të forta të grupit, kanë menduar që të kërkojnë edhe dy zëvëndësuese në një talent show. Gjatë viteve ’90 grupi Spice Girls kishte kulmin e tij dhe ka arritur të shesë më shumë se 80 milionë disqe duke e bërë atë grupin me të shitur të femrave të të gjitha kohërave.