A është gati bota për të parë dy “Spice Girls” të reja?
Emma Bunton , Geri Horner dhe Mel B thuhet se janë në kërkim për zëvendësim , pasi Victoria Beckham dhe Melanie Chisholm mesa duket nuk pranojnë të marrin pjesë në turneun e 20-të, 20 vjetorit të grupit. Sipas një njoftimi zyrtar thuhet se anëtaret e mbetura të grupit, po përballen me një garë kundër kohës për të plotësuar grupin në mënyrë që të jenë gati për turneun. Një burim për “Life & Style Magazine tha se vajzat kanë bërë një njoftim zyrtar ku kërkojnë të zëvëndësojnë dy anëtaret e tjera në javët e ardhshme.
Posh dhe Sport Spice mund të zëvëndësohen shumë shpejt”, ka thënë ky burim sepse vajzat nuk pritet që të kthehen më. Refuzimi i Victoria-s dhe Mel C-së ishte një goditje për vajzat e tjera të grupit. Për Victorian pritej ndërsa refuzimi i Mel C ishte i papritur pasi për “The Sun” ajo ishte shprehur se do të ishte gjithmonë një Spice Girl. Grupi, gjatë datave të turit 2017, do të jetë i pranishëm në gjithë botën përfshirë edhe Londrën dhe Los Angeles.