Për të dytën ditë radhazi, zonja e parë e ka lënë Presidentin e saj dhe të gjithë Amerikës varur.
Donald dhe Melania Trump u filmuan ndërkohë që zbrisnin nga avioni presidencial Air Force One në aeroportin Fiumicino të Romës pasditen e djeshme. Dhe ndërkohë që po qëndronin në majë të shkallëve, Trump u zgjat që të kapte dorën e bashkëshortes së tij. Por, për fatin e tij të keq, Melania ishte shumë e shpejtë për të, duke e tërhequr dorën e saj para se ai të mund ta kapte atë. Kjo është hera e dytë rresht që zonja e parë e turpëron bashkëshortin e saj duke e lënë varur, menjëherë pas asaj në Tel Aviv. Çfarë mund të ketë bërë Presidenti që gruaja me zor qëndron në praninë e tij?