INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melania i del kundër Donald Trump: E urryer të shohësh….

Melania i del kundër Donald Trump: E urryer të shohësh….

Publikuar më: 08:57 18-06-2018

Duket se Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump është e shqetësuar për politikën e migrimit të ndjekur nga bashkëshorti i saj Donald Trump.

Zëdhënësja e saj ka thënë se zonja Trump urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre dhe dëshiron të shohë reforma të suksesshme të emigrimit.

Komentet e saj erdhën pas rritjes së pakënaqësive për politikën “zero-tolerancë” për emigrantët të presidentit amerikan Donald Trump.

Në gjashtë javë është raportuar për rreth 2.000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, po përballen me vepra penale për hyrje ilegale në vend.

Si rezultat i kësaj gjendje, qindra fëmijë po mbahen në qendra të ndalimit, larg prindërve të tyre.

Kjo politikë është kritikuar edhe nga grupe për të drejtat e njeriut dhe është cilësuar e pashembullt.

Article Logic
Execution time: 0.0024502277374268