INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melania Trump në 'luftë' me thashethemet: Nuk jam zhdukur

Melania Trump në 'luftë' me thashethemet: Nuk jam zhdukur

Publikuar më: 08:28 31-05-2018

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, e cila nuk është parë në publik që prej një operacioni të kryer këtë muaj, ka reaguar duke hedhur poshtë thashethemet që po qarkullojnë në media për shëndetin dhe martesën e saj. Pyetja e ngritur në media “ku humbi Melania”-është pasuar me deklaratë nga ana e bashkëshortes së presidentit Trump. "Po shoh se media po spekulon me faktin se ku jam unë dhe se çfarë po bëj? Duke qëndruar e sigurt, jam këtu në familjen time @WhiteHouse, ndihem shumë mirë. Duke punuar fort në emër të fëmijëve dhe qyetarëve amerikanë"-shkruajtia Melania në një postim në llogarinë e saj në twitter. Zonja e parë nuk është shfaqur në publik që prej 20 ditësh. Hera e fundit, ka qenë kur ajo së bashku me Presidentin Donald Trump priti në shtëpi tre të burgosur amerikanë nga Koreja e Veriut. Shtëpia e Bardhë tashmë ka hedhur poshtë pretendimet për probleme në marrëdhëniet e çiftit Trump. Pas deklartaës së Melania në Twitter, ishin të shumtë ndjekësit që ngritën dyshimet se ishte burri i saj ai që kishte shkruar në të vërtetë llogarinë e saj të mërkurën. Më 14 maj, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Trump, 48 vjeç, do të pranohej në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed pranë Washington DC për "një procedurë për heqjen e një kist në veshka". "Procedura ishte e suksesshme dhe nuk kishte komplikacione", tha një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë më 20 maj.

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111