Melinda Ademi është një repere shumë e suksesshme në botën e muzikës shqiptare dhe kosovare.
Ajo shpesh ka qenë në vëmendjen e mediave rozë, jo vetëm nga ana e profesionalizmit por edhe për keqkuptimin që ajo pat me reperen e njohur Tayna, e cila e kishte ofenduar në vargjet e këngës së saj “Freestyle”.
Gjithashtu, këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale e cila poston foto dhe video të ndryshme për fansat nga jeta e saj e përditshmërisë.
Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit e cila shihet në palestër duke u stërvitur, por ajo që bie më shumë në sy janë format e saj bombastike ku nuk i lejnë vend imagjinatës.