Në puntatën e sotme të "Përputhen", i riu nga Turqia (Murati) ishte molla e sherrit mes Sindit dhe Melisës. "Ke frikë se të ikën nga duart", u shpreh Melisa, pasi Sindi e zgjodhi në takim.
Zgjedhja e Melisës ishte Atdheu, por konkurrenti e refuzoi.
"Nuk pranoj. Merrni Muratin e ndani në gjysmë. Unë nuk pranoj takim. Po bëheshin copash për Muratin...merrni Muratin, e ndani përgjysmë. Tani jam zgjedhja e dytë unë?", tha ai.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Melisa: Po flisja unë me Sindin
Atdheu: Opsioni i dytë
Melisa: Nuk ka lidhje për zgjedhje të dytë, unë e kam thënë që në fillim Atdhe, po ta shpjegoj. Unë kam preferencat e mia në mendje, nëse ti nuk do të pranosh në rregull, unë nuk detyroj njeri
Atdheu: S'kam asgjë personale me ty, po kam qenë këtu para Muratit edhe kurrë nuk më ke ftuar në takim
Melisa: Po ke qenë në takime me tjerat Atdhe, ke qenë gjatë gjithë kohës në takime me tjera
Atdheu: E mirë, e pranoj