INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melisa foli për herë të parë rreth lajmeve se ka kryer marrëdhënie me Andin, tani ka dy fjalë edhe autorja, Olsa për FOTON e famshme!

Melisa foli për herë të parë rreth lajmeve se ka kryer marrëdhënie me Andin, tani ka dy fjalë edhe autorja, Olsa për FOTON e famshme!

Publikuar më: 17:27 10-01-2021

Pak ditë më parë në "Përputhen Prime", Fationi ngriti akuza të rënda ndaj Melisës. Ai tha se Melisa ka kryer marrëdhënie seksuale me një konkurrent tjetër dhe në media u përfol se ishte Andi, deklaratë e cila u mohua nga konkurrentja.

auto_551609928229.jpg

Së fundmi ajo e ka përmendur sërish, teksa ka treguar se për këtë arsye nuk do të dalë kurrë më me Fationin. Ajo tha se e ëma e ka përjetuar shumë keq dhe u përlot në studio.

"Mua nuk më plas fare se çfarë mund të shpikësh ti në backstage me këtë, me atë apo me gjithë të tjerët që janë këtu. Në rregull? Në momentin që ti të kesh këtë Melisën këtu në krevat me një tjetër me foto, ndjehu sa më i lirshëm ta sjellësh sepse me atë "respektin" që tregove ti për familjen time, e hodhe në tokë. Mua më ka ardhur një super roman, ku ishte një mbështetëse e jona e cila më bëri të ndihem shumë në faj dhe e rimenduar "Shiko a thua të dal, ta pyes dhe një herë?". Por kam thënë jo për një arsye. Momentin që mua më merr mami im me dyshime për b*thën tënde, turp të kesh dhe nuk dua të zgjas më me këtë temë", tha Melisa.

"Nuk janë dyshime, është e vërtetë çdo gjë", iu përgjigj Fationi.

Për foton e famshme që u fol kaq shumë foli dhe Melisa e cila tregoi versionin e saj.

“Ajo foto është bërë para Top Channel kur kishim xhirime. Unë se kisha marrë makinën dhe isha pa makinë. Gjithësesi ju e dini, por unë me Andin nuk kam patur asgjë, nuk kam gjë me të”, ka deklaruar Melisa duke i vënë kapakun këtij muhabeti.

 Mirëpo dy fjalë do i thoshte edhe autorja e programit, Olsa. Ajo është pyetur nga një ndjekës kështu:

Ndjekësi: "Në përputhen prime a do të flitet për foton e Andit dhe Melisës?"

Olsa: Po exclusive! Del foto e plote që është prerë e që qarkullon në media, në prime do mësoni të vërtetën.

4ef4ece1-8252-4fcc-8304-5dee3cee45c8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082