Melisa Lleshi është larguar përfundimisht nga formati “Për’puthen”, pas shumë ditësh që ajo përballet me akuza se është në lidhje me Andi Shehin. Lajmin se ajo po largohet nga emisioni e dha gjatë “Për’puthen Prime”. Të premten që lamë pas, ajo kërkoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim.
Ajo veçoi thashethemet e shumta si arsyen kryesore që e shtyu në këtë vendim duke thënën, “Nuk mbaj dot më”.
Ish-konkurrentja tha se sulmet e shumta dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe brenda studios ndikuan emocionalisht keq tek ajo. Për më tepër, ajo nuk shihte asnjë nga djemtë si partnerin e saj të ardhshëm.
E ndërkohë që u komentua shumë për një lidhje të mundshme me Andin, Melisa i ka ironizuar sot këto lajme.
Ajo ka publikuar një video ku shihet me një kapelë ngjyrë rozë. Pikërisht për një kapelë të njëjtë që e mbajtën Andi dhe Melisa nisën dyshimet se dyshja mund të jenë në lidhje.
Ajo ka thënë se kësaj here e ka marrë pink kapelën që të kujdeset mos t’ia dhurojë askujt.
Pas këtij provokimi të Melisës ka reaguar edhe Andi.
“Mos…. na hape punë tani”, ka shkruar ai në Instagram.