INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melisa personi më fallco?! Nga mesazhi i fundit me të, te vajza që i ka mbetur në mendje, Fationi flet TROÇ!

Melisa personi më fallco?! Nga mesazhi i fundit me të, te vajza që i ka mbetur në mendje, Fationi flet TROÇ!

Publikuar më: 13:30 28-01-2021

Fation Kuqari është një prej djemve të “Përputhen”, që vendosi të largohej pas shumë debateve e madje edhe një sherri të ashpër me njërin prej djemve.

Pas largimit ai i habiti të gjithë me një status, ku tha se nuk mund të duronte më hipokrizinë dhe falsitetin, ndërsa shkoi më tutje duke thënë se të gjithë aty aktronin dhe madje ishin dashnorë me njëri tjetrin.

Ndërkohë i ftuar në “Rope With Olsi”, ai ka treguar më shumë detaje dhe të vërteta nga “Përputhen”

Gjatë një loje atij i është kërkuar të tregojë mesazhin e fundit me Melisën dhe ai pasi ka nxjerrë telefonin para kamerës, ka treguar se në fakt ishte një mesazh i thjeshtë ku ajo e pyeste ku ishte dhe se a kishte ndërmend të vinte.

Fationi është shprehur se Melisa është personazhi më fals brenda emisionit. Më pas Fationi ka tregur gjithashtu se për asnjërën nga vajzat nuk ka pasur ndjenja, por ndoshta pak më shumë afeksion dhe kimi me Anën e dytë, me të cilën kishte dalë disa herë së fundmi.

Ai është ndalur gjithashtu edhe tek përshkrimi për vajzat dhe kur është vënë përballë Melisës duke qeshur tha se ajo i kishte të gjitha karakteristikat bashkë përveç maniake që ishte përshkrimi i parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439