Melisa dhe Andi u bën të njohur nga publiku shqiptar në emisionin ‘Për’puthen’. Edhe pse u përfol që pati një krizë mes dyshes, ata i dhanë fund thashethemeve duke treguar që janë në kulmin e lumturisë.
Ditët e fundit në mediat rozë kanë qarkulluar thashetheme se Melisa mund të jetë shtatzënë. Gjithçka nisi nga një fotografi e publikuar nga Andi ku çifti shihet me duar në barkun e Melisës.
Megjithatë ky lajm është hedhur poshtë nga vetë Andi, i cili I është përgjigjur kuriozitetit të fansave në Instagram.
Andi ka mohuar që Melisa të jetë shtatzënë, dhe se kur të ndodhi kjo do të bëjnë një festë të madhe sa ta marri vesh e gjithë Europa.