Pas largimit nga “Përputhen”, Melisa është bërë pjesë e muzikës. Vetëm para disa ditësh, ajo publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “U kry”, këngë e cila ishte numër 1 në “Trending Youtube”.
Së fundmi, ish-konkurrentja ka dhënë një intervistë për “Prive”. Në rubrikën “60 sekonda”, ajo është pyetur se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Si për çudi, Melisa tha emrin e Taynës, por nuk dha asnjë arsye për këtë.
Sigurisht që kjo deklaratë nuk u prit mirë nga fansat e reperes, mirëpo kjo e fundit ka bërë një postim që është interpretuar si një kundërpërgjigje ndaj Melisës.
Tayna ka shpërndarë në Instastoryn e saj një postim të “Billboard Albania”, në të cilin thuhet se Tayna është artistja numër 1 në Shqipëri për momentin.
Të jetë vallë një thumb për Melisën? Këtë do e marrim vesh në postimet e tjera, pasi me siguri vajzat do reagojnë sërish.