INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melisa vetë sapo bëri të gjithë të mendojnë se u NDA nga Andi dhe tani nuk mund të shfajësohet më!

Melisa vetë sapo bëri të gjithë të mendojnë se u NDA nga Andi dhe tani nuk mund të shfajësohet më!

Publikuar më: 21:31 09-07-2021

Ish-protagonistët e programit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, prej kohësh kanë treguar se prej kohësh po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Pavarësisht kritikave, dyshja janë parë mjaft të lumtur dhe shumë të dashuruar, por si duket deri më sot.

Dyshja

ishin çifti më “rezistent” nga “Përputhen”. Mirëpo, teksa dje dukeshin shumë të lumtur gjatë ditëlindjes së Andit, sot ata janë ndarë duke i habitur të gjithë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur kaq papritur, por duket se ka mjaftuar për t’i dhënë fund lidhjes. Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, e për më tepër Melisa ka lënë të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.

 

Fillimisht ajo ka postuar një shprehje, ku thuhet “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”.

Më pas ajo ka shkruar “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.

 

Shpresojmë si neve; e shumë portaleve dhe ndjekësve të saj, Melisa mos na “shplajë” si herën e kaluar, ku la të gjithë të mendonin se u nda nga Andi, por më pas reagoi ashpër si më poshtë:

E kuptoj që shikueshmëria e lartë ju nevojitet dhe po bëni punën tuaj, por bëjeni siç duhet. Mos u bëni të ndryrë të merreni me spekulime dhe ti nxirrni si të vërteta sepse ka arrit një pikë që nuk mban më. Unë nuk kam folur në live për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin po mjaft me këto idiotësira. Merruni me stafin tuaj që po plasin duke bërë batuta për mua vetëm si e si ti përmendi emrin. Me ato merruni jo me gënjeshtra mbi mua sepse kjo është hera e fundit që toleroj”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387