INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Melodi që të zgjon shpirtin! Përjetimi rrënqethës i këshilltares së Olta Xhaçkës [FOTO]

Melodi që të zgjon shpirtin! Përjetimi rrënqethës i këshilltares së Olta Xhaçkës [FOTO]

Publikuar më: 10:49 02-04-2018

Përjetimet personale shpesh i shpërndajmë edhe për miqtë tanë në rrjetet sociale. Facebook po kthehet edhe në një rrjet ku gjithëkush mund të ndajë momentet e vështira por dhe ato të lumturat, e që në fakt përcjellin mesazhe të forta për shoqërinë. Një i tillë ka qenë dhe statusi i fundit i zëdhënëses së Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Albana Qehajaj, e cila në fakt po përjeton një moment të vështirë me nënën e saj. Por nuk është kjo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, por ajo çka Albana Qehajaj ka parë pranë spitalit përgjatë ditëve të fundit.
“Melodi shpirti”! ndiqni rrëfimin rrënqethës të Albana Qehajajt.
Albana Qehajaj:
“Për ditë me rradhë, në vajtje - ardhjet e mia pranë spitalit ku nëna ime po kurohet, shihja një djalë që i binte klarinetës, buzë rrugës, pak metra larg spitalit. Një muzikë e qetë, që mbrëmjeve të kësaj fillimpranvere në Tiranë ishte si melodi shpirti. Pak minuta më parë, djali, bashkë me valixhen mbi të cilën numëroheshin vetëm disa qindarka, doli nga dera e spitalit dhe hipi në të njëjtin autobuz me të cilin unë udhëtoj çdo natë. E pyes nëse dita e sotme kishte qenë e mirë. Buzëqeshi e tha: Mjaftueshëm, të paktën sot nëna ime e shtruar në spital ka hapur sytë e kjo ka ndodhur ndërsa unë luaja poshtë dritares së saj.
Zbrita në stacionin tim, por prej minutash lotët s'po më lënë të hyj në shtëpi e të përqafoj djemtë e mi....”

albana.png

Article Logic
Execution time: 0.0052089691162109