Policia arreston organizatorin e grabitjes me dhunë të 10 milionë lekëve të kambistit në Memaliaj, 70 vjeçarit Mustafa Mustafai dhe bashkëshortes së tij, Thëllëza Mustafai, ngjarje e ndodhur më 22 janar.
Blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga në Tiranë, Donaldo Netaj.
Më herët janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorë të tjetë të grabitjes, Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj.