jë sasi prej 517 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Memaliaj.
Në pranga për akuzën e “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ka rënë Neim Bishani, 54 vjeç.
Droga e paketuar në 60 thasë me lëndë narkotike kanabis të cilat ishin mbuluar me një plasmas të madh të zi mes gjetheve e kërcejve është gjetur në banesën e Neim Bishanitnë fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Gjithashtu u gjetën dhe 1440 copë fishekë luftarakë.
“Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg,” informon policia.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Zhapokikë, Q.R, 63 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.