Lironi vendin sepse “vajza çizme” ka ardhur për të marrë qendrën e vëmëndjes. Një vajzë teksa ishte ulur pranë të dashurit, ndaloi në mënyrën më spektakolare të mundshme një modele e cila u drejtua për tu ulur në krah të të dashurit të saj. Sapo modelja afrohet përballë tyre, ajo ngre këmbën para tij në drejtim të vajzës duke ia bërë të qartë se është “zonë e ndaluar”. Por më pas modelja u pyet në rrjetet sociale se pse donte të ulej pikërisht pranë tij kur ai kishte të dashurën në krah, madje edhe dorën e vendosur në prehrin e saj. Por ajo iu ktheu përgjigje duke sqaruar se nuk donte të ulej pranë tij, por pranë saj megjithatë nuk donte t’i jepte më shumë rëndësi.
Vajza në fjalë e mori nofkën “vajza çizme” për çizmet ngjyrë kadife mbi gju që kishte veshur.