INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Memolla flet si kuqezi: Kombëtarja një ëndërr

Memolla flet si kuqezi: Kombëtarja një ëndërr

Publikuar më: 18:25 29-08-2017

Një prej prurjeve më të fundit në Kombëtaren e Shqipërisë, Hysen Memolla, shprehet i gatshëm “të luftojë” me kapitenin Ansi Agolli, për postin e mbrojtësit të majtë në formacionin kuqezi.

25 vjecari deklaroi për mediat se ftesa e marrë nga trajneri Kristian Panuçi, ka qenë surprizë.

“Nuk e prisja këtë ftesë, e jam shumë i lumtur të bëhem pjesë e kombëtares shqiptare dhe shpresoj që të jap 100% për shokët dhe të tregoj veten”, është shprehur Memolla, në konferencë për mediat.

Mbrojtësi i majtë deklarohet i kënaqur nga njohja me ekipin, pjesën më të madhe të të cilit, e sheh për herë të parë.

Lidhur me faktin nëse do ta pranojë stolin ose jo, 25 vjecari është shprehur me fjalë diplomatike.

“Mendoj se kur të kemi shansin tonë, të japim 100%, nuk ka rëndësi nëse është një minutë, 20 apo gjysëm ore”, tha lojtari më i ri i kombëtares së Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119