Djali i Azem Hajdarit, Kiri, ka bërë publik nëpërmjet një postimi në facebook, se memoriali i herojt të Demokracisë po ndërtohet i ri. Kiri Hajdari na tregon dhe disa detaje për vendin dhe formën që po merr Memoriali i ri.
“Miq
Ju bëj me dije se:
Memoriali i Heroit të Demokracisë Azem Hajdari dhe Besim Çerës, po ndërtohet i ri, pak metra, i zhvendosur nga ai i mëparshmi. Është një vepër monumentale realizuar nga skulptori Nard Leskaj, që sjell një përjetim të veçantë për këtë ngjarje që ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve historike.
Për inagurimin e Memorialit, një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, do t'ju njoftojmë në ditët në vijim”.