Në përfundim të ndeshjes Itali – Shqipëri, Ledian Memushaj ka komentuar gjithçka ka ndodhur në fushë por dhe në tribuna.
“Kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë duke patur edhe mundësi për të shënuar. Në rastin e parë që pati Italia na ndëshkoi. Në pjesën e dytë nuk u futëm në lojë njësoj si në pjesën e parë. Reaguam dhe provuam por më pas gjërat ndryshuan pas golit të dytë. Nuk e prisja nga tifozët edhe pse janë gjëra që ndodhin. I falenderoj tifozat kuqezi pasi në një moment më kanë qëndruar afër, më kanë dërguar një zarf me një dedikim”, ka deklaruar mes lotësh Memushaj.