IN SPORT
Memushaj kërkohet nga “gjysma” e skuadrave italiane

Memushaj kërkohet nga “gjysma” e skuadrave italiane

Publikuar më: 15:42 30-06-2017

Kapiteni i Pescaras Ledian Memushaj, ka zgjuar interesimin e shtatë skuadrave nga Serie A po ashtu edhe nga Franca.

Cagliari bëhet skuadra e shtatë e Serisë A që kërkon shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare i cili është kthyer në një prej lojtarëve më të pëlqyer kësaj vere në elitën e futbollit italian.

Në këtë mënyrë, klubi nga Sardenja është futur në garën për 30-vjeçarin, për të cilin deri më tani kanë shfaqur interes Spal, Benevento, Lazio, Bologna, Empoli e Crotone.

Por për Memushajn interesim ka pasur edhe skuadra franceze e Lille-s që është e gatshme të nënshkruajë me mesfushorin me eksperiencë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688