INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i Anxhela Peristerit zbulon prapaskenat pas kualifikimit në finale: “Mu grisën pantallonat nga kërcimi, nga grupi serb …”

Menaxheri i Anxhela Peristerit zbulon prapaskenat pas kualifikimit në finale: “Mu grisën pantallonat nga kërcimi, nga grupi serb …”

Publikuar më: 16:29 21-05-2021

Anxhela Peristeri ka dërguar Shqipërinë në finale e madhe të Festivalit Evropian të Këngës, me këngën ‘’Karma’’.

Shqipëria ishte e para që u kualifikua nga nata e dytë gjysmëfinale duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

E kjo arritje ka emocionuar padyshim artisten, e cila në një konferencë për media pas festivalit është shprehur shumë e lumtur.

‘’Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani, ishte mahnitëse sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjishtë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani’’, është shprehur Anxhela.

 

Por Peristeri nuk ishte vetëm, pasi e shoqëronte edhe skuadra e saj, ndër ta edhe këngëtari shqiptar Ardit Çuni, të cilin Anxhela për mediat e huaja e cilësoi si menaxherin e saj.

Ai tregoi për “Shqipëria Live”, emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziazmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale.

“Pamë një kamerë të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”. Zvicra përfaqësohet nga këngëtar shqiptar, Gjon, kënga e të cilit është pëlqyer dhe vlrerësuar nga juria dhe që po ashtu hyri në finale.

Këngëtari zbuloi se edhe Serbia iu bashkua festës tonë.

“Kemi pasur ovacione të jashtëzakonshme nga delegacioni serb. Ne bëjmë muzikë, të tjerat ia lemë politikanëve”, u shpreh ai, teksa vazhdoi.

“Mbrëmë kemi parë performancën më të bukur që Anxhela Peristeri ka dhënë”.

Kujtojmë se Anxhela do të performojë e dyta në radhë në finalen e Eurovision!

 
Article Logic
Execution time: 0.0026531219482422