INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i Facebook pranon: 'Rrjetet sociale po kërcënojnë seriozisht demokracinë'

Menaxheri i Facebook pranon: 'Rrjetet sociale po kërcënojnë seriozisht demokracinë'

Publikuar më: 17:17 23-01-2018

Për vite të tëra, Facebook shpalli veten si mjeti më i madh i komunikimit që lidhte të gjithë botën dhe mjeti më pranë njerëzve që do t’iu jepte atyre zë.
Por tani gjiganti i komunikimit ka pranuar se jo çdo gjë është siç ishte planifikuar dhe se rrjetet sociale po kërcënojnë seriozisht demokracinë.
Samidh Chakrabarti, menaxher i produktit në Facebook ka deklaruar se mediat sociale na lejojnë të shprehim mendimet tona dhe të ndërmarrim veprime por në shumë raste rrjetet sociale bëhen shkak për përhapjen e lajmeve të rreme, propagandës, dhe keqinformimi duke rrezikuar kështu që demokracia "të korruptohet".
Shumë ekspert të politikës dhe mediave sociale kanë shprehur shqetësimin se demokracia është cenuar dhe duhet të ndërmerren menjëherë masa.
Shqetësimet për ndikimin që kanë rrjetet sociale janë ngritur që nga zgjedhjet e SHBA në vitin 2016 ku Facebook, Tëitter dhe Google u përfshinë në një fushatë propaganduese ruse.
Kjo ngjarje ju kushtoj këtyre mediave të përballeshin me Kongresin dhe të akuzoheshin për propagandë dhe dezinformime.
Senatorja Diane Feinstein përfaqësuesja e Kalifornisë e konsideroi këtë situatë si fillimin e luftës, luftës kibernetike dhe në këtë luftë përgjegjësit dhe aktorët kryesorë janë Facebook, Tëitter dhe Google.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283