Në ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur, e cila ka tronditur qytetin e Prishtinës.
Menaxheri shumë i famshëm i VIP-ave dhe drejtues i kompanisë “On Records”, Met Elshani raportohet nga mediat kososvare se ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të një zjarri me katër persona të tjerë.(lexo këtu)
Të dyshuarit janë arrestuar nga policia, e cila po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa Met Elshani ndodhet i shtruar në spital, ku po i jepet ndihma e parë mjekësore.
Më poshtë gjenden videot e momentit të përplasjes dhe arrestimit të personave siguruar nga “Klan Kosova”.