Mino Raiola njeriu më I kërkuar I tregut të futbollit, që ka nën menaxhimin e tij disa prej “yjeve” më të mëdha të futbollit botëror, më në fund e ka thyer heshtjen e tij, duke folur për të gjitha zhvillimet e fundit, që kanë të bëjnë me lojtarët e tij.
Për Zlatanin dhe transferimin e tij tek Milan, Raiola ka thënë se tratativat nuk kanë qenë ndonjëherë të mbyllura dhe Zlatan ka kalaur kohë shumë të mira në Milan, por momentalisht ai ndihet mirë tek PSG.
Mbi Pogba, Raiola ka thënë se është në një moment delikat, por Manchester-i e kishte bërë shumë të qartë, se Pogba nuk është për tu shitur.
Mbi Verrat-in, Raiola u shpreh se skuadra e PSG është shumë e lumtur me të dhe do përpiqet t’i rinovojë një kontratë të re.
Balotelli, sipas Raiolës nuk e kishte ndërmend largimin nga Nice akoma, sepse më e rëndësishmja për të është të gjejë formën e duhur.
Për Marottën ai është shprehur se ishte një surprizë për të gjithë
dhe në një kompani si Juventus-i gjithçka mund të pritet.