INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i On Records “dhëmbë për dhëmbë” me Mozzik e Getinjo: Kush luan këngët e tyre do ndiqet penalisht [FOTO]

Menaxheri i On Records “dhëmbë për dhëmbë” me Mozzik e Getinjo: Kush luan këngët e tyre do ndiqet penalisht [FOTO]

Publikuar më: 18:10 10-01-2018

Mes labelit “On Records” dhe Mozzik e Getinjos ka nisur një “sherr” i cili nuk dihet se kur do përfundojë dhe si do përfundojë... Largimi i Mozzik dhe Getinjo nga labeli në të cilin bënin pjesë ishte lajmi i ditës sot dhe nuk kanë munguar reagimet nga të dyja palët.
Menaxheri Mehmet Elshani tha se ai dhe dy vëllezërit do të përballen në gjykatë për këtë largim të paarsyeshëm nga kompania e tij dhe më pas ishte Mozzik ai që tregoi arsyet pse ishte larguar.  Mirëpo pas atij shkrimi të gjatë të Mozzik, menaxheri i On Records, me anë të një deklaratë në Instagram shkruan se ata që do të luajnë muzikën e dy reperëve do të ndiqen penalisht.

"Dhe të gjitha këto ju ranë në mend sot pas 3-4 viteve punë dhe investim në ju? Pasi talentin e paskeni të lindur pse erdhët tek ne dhe nënshkruat një kontratë të cilën e keni lexuar dhe e keni nënshkruar me dëshirë dhe vullnet të lirë, pasi fituar emër në kurriz të punës sonë nuk po ju përmbaheni?

Ju keni mundur të vazhdoni pa ne që nga fillimi, pse nuk e bëtë “talenta” po erdhët tek ne duke na u lutur tek dera me dhjetra herë? Janë fjalët e juaja “MË NXORRË NGA LLAÇI DHE MË BËN DIAMANT…ERDHA ME DY EURO NË XHEP DHE MË HAPËN DERËN”, po si mos t’jem krenar me punën dhe suksesin tim, ka logjikë kjo fjalë?

Asnjë artist s’është larguar nga ne në këtë mënyrë siç e bëtë ju në mënyrë të njëanshme dhe për këtë po e them publikisht që do të përballemi në gjyq, po është e vërtet që ka qenë obligim i joni të investojmë në ju sipas kontratës së nënshkruar të cilën e kam bërë, po e vërtet është gjithashtu që ju keni një kontratë të nënshkruar dhe keni obligime ndaj kompanisë edhe për shumë vite të tjera.

Kjo është e vërteta dhe e gjitha do zgjidhet në organet gjyqësore. Dhe njoftojmë opinionin e gjerë se ligjërisht ata nuk janë të larguar nga On Records pasi që kanë një kontratë profesionale me ne dhe mbajnë të gjitha të drejtat e çdo projekti dhe imazhi të tyre. Projektet janë pronë e jona dhe lançimi në rrjetet radiotelevizive, clube apo evente të tjera pa lejen tonë do të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë.

Nuk jeni të parët që veproni në këtë mënyrë në Kosovë, por ka ardhur koha të funksionoi ligji dhe t'i vetëdijsoi puntorët që duhet respektuar vendi punës dhe nuk bëhesh pronar në firmën e dikujt tjetër", shkruan Mehmet Elshani.

elsh.png

Article Logic
Execution time: 0.001859188079834